panik ne veneto hidhen kapsolla mbi skuadren e ish ciklistit te njohur italian 694911b3ec333

Panik në Veneto, hidhen kapsolla mbi skuadrën e ish çiklistit të njohur italian…

December 22, 2025
1 minut lexim

Momente terrori u përjetuan nga çiklistët e Sc Padovani Polo Cherry Bank. Skuadra me trajner ish çiklistin e njohur Alessandro Petacchi, fitues i një sërë etpash në Tour de France, Giro d’Italia e La Vuelta, u bë viktimë e një prite teksa stërvitej në rrugët e Venetos.

Në mënyrë të papritur në rrugë u shfaq një makinë e zezë që iu afrua grupit duke shpërthyer dy kapsolla me një armë. Për momentin nuk dihen motivet, por ciklistët dhe stafi i skuadrës mbetën të shokuar dhe menjëherë bënë denoncimin te autoritetet.

‘Jemi të lehtësuar se të gjithë djemtë janë mirë pas asaj që ndodhi-tha presidenti i klubit, Galdino Peruzzo-bëhet fjalë për  një ngjarje të tmerrshme që shpresojmë të mos përsëritet më; rruga është palestra e djemve tanë dhe si klub kemi marrë të gjitha masat që ata të pedalojnë të sigurt. Për fat të keq, përballë cmendurisë së disa personave nuk mund të bëjmë dot asgjë. Përsa i përket asaj që ndodhi në Val d’Adige, ai nuk është episodi i vetëm i agresionit të drejtuesve të automjeyeve ndaj sportistëve të Padovani të impenjuar në stërvitje në këto jave. Në shtator, marco Palomba u përplas me makinë nga një pirat rruge, është e nevojshme që të sensibilizohen të gjithë ata që ulen në timon për një kulturë më të madhe respekti’.

Edhe Drejtori Sporiv i skuadrës Dimitri Konychev, edhe ky një ish çiklist i njohur u shpreh i shokuar nga ajo që ndodhi. ‘Zona e Lago di Garda është një prej më mikpritëseve dhe më të përshtatshme për t’u stërvitur në këtë periudhë-tha Konychev-cdo ditë përcaktojmë me kujdes rrugët për stërvitje për të evituar arteriet kryesore të rrugëve dhe oraret me trafikun më të madh dhe jo rastësisht u spostuam në Val d’Adige në një rrugë shumë e gjerë dhe që ditën e shtunë është e lirë nga trafiku i rënduar. Sportistët tanë veshin kostume të dallueshme dhe në biçikleta kanë drita që të dallohen nga drejtuesit e automjeteve’.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fentanil shitet ne treg te zi ne shqiperi ka emer tjeter mjekja toksikologe ngre alarmin 694911545f025
Lajmi i mëparshëm

“Fentanil shitet në treg të zi, në Shqipëri ka emër tjetër”, mjekja toksikologe ngre alarmin

2500 sterlina per te nxjerre kriminelet nga anglia daily mail infiltrohet brenda rrjetit te trafikanteve shqiptare 694912645d8cc
Lajmi i radhës

2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë

Të fundit nga

Kalojini festat e fundvitit me paqe në zemër!

Festat e fundvitit vijnë me një magji të veçantë. Dritat që vallëzojnë në rrugë, aromat e gatimeve që mbushin shtëpitë, zërat e qeshur të fëmijëve që gërvishtin lehtësisht kohën e qetë –

Ngjarjet për ditën e sotme

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Lubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. (Gjykata Themelore Prishtinë, Objekti
ShkoLartë