panik ne rusi qindra vetura porsche u ndalen papritur dhe nuk mund te leviznin 69305a70785d3

Panik në Rusi, qindra vetura Porsche “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin”

December 3, 2025
1 minut lexim

Qindra pronarë Porsche në Rusi u përballën me një surprizë të pakëndshme të hënën, 1 dhjetor, kur makinat e tyre “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin”.

Problemi duket se lidhet me Sistemin e Ndjekjes së Automjeteve (VTS) të Porsche, i cili aktivizon automatikisht imobilizuesin e motorit nëse humbet sinjalin satelitor.

Modelet e prekura datojnë që nga viti 2013, dhe defektet shfaqen papritur dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Pronaret raportojnë që disa makina fikeshin sapo niseshin, ndërsa të tjerët arritën t’i ndezin vetëm pas heqjes së baterisë për disa orë.

Disa kanë provuar të çaktivizojnë sistemin e alarmit për të rikuperuar funksionimin e makinës.

Përfaqësues të Porsche në Rusi dhe qendra globale nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë situatë.

Spekulimet për një ndërhyrje të qëllimshme po qarkullojnë, por nuk ka prova konkrete.

Ndërkohë, qendrat e shërbimit dhe serviset janë mbushur me makina të bllokuara, ndërsa pronarët presin një zgjidhje të sigurt. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

votimi per avokatin e popullit pd terheq firmat per te gjithe kandidatet presim peleshin per te vijuar proceduren 69305a4480322
Lajmi i mëparshëm

Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për të gjithë kandidatët: Presim Peleshin për të vijuar procedurën

izraeli ben shitjen historike i dorezon gjermanise sistemin mbrojtes raketor arrow 3 69305ab7953c9
Lajmi i radhës

Izraeli bën shitjen historike, i dorëzon Gjermanisë sistemin mbrojtës raketor Arrow 3

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë