Pamela Anderson vazhdoi paraqitjet e saj me stil teksa të hënën doli për një tjetër ditë në Festivalin e 83-të të Filmit në Venecia.
Aktorja 59-vjeçare dukej elegante dhe profesionale, e veshur me një kostum të zi dhe një bluzë të bardhë me pala, teksa u largua nga Hotel Excelsior për të hipur në një taksi uji, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Pamela e kompletoi dukjen me syze dielli të zeza dhe dukej në humor të mirë për një tjetër ditë kushtuar kinemasë.

Aktorja ndodhet në Festivalin e Filmit në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri, “Place to Be”, si dhe për të marrë një çmim prestigjioz në ceremoninë amfAR Gala.
Aktorja është bërë e njohur vitet e fundit për pamjen e saj natyrale dhe, edhe një herë, Pamela zgjodhi të shfaqej pa grim.

Burimi: botasot.info


