janevska eshte rritur mbeshtetja per nxenesit e talentuar nxisim pjesemarrje me te madhe ne olimpiadat dhe garat nderkombetare 6a9e8ce2ccb80

Janevska: Është rritur mbështetja për nxënësit e talentuar, nxisim pjesëmarrje më të madhe në olimpiadat dhe garat ndërkombëtare

September 7, 2026
1 minut lexim

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot zhvilluan takim me rreth 100 nxënës të talentuar, të cilët përmes shoqatave të mësimdhënësve ose individualisht, këtë vit morën pjesë në olimpiada shkencore ndërkombëtare dhe gara prestigjioze për nxënës. Në takim, ato u thanë se janë krenaria e shtetit dhe se kujdesi institucional ndaj nxënësve të talentuar, si dhe ndaj të gjithë nxënësve dhe të rinjve, do të vazhdojë të rritet.

“Gëzohem që nga viti në vit evidentojmë gjithnjë e më shumë të rinj të talentuar me dëshirë për të garuar, të cilët duan ta përfaqësojnë shtetin jashtë vendit dhe e bëjnë këtë me krenari. Për mua, kjo është patriotizëm i vërtetë dhe prandaj vazhdoni të jeni përfaqësues të atdheut. Ju përgëzoj të gjithëve që këtë vit morët pjesë në gara të nivelit të lartë, ndërsa disa prej jush fituan edhe çmime dhe mirënjohje të larta”, tha Janevska para nxënësve.
Ajo tha se gjatë tre viteve të fundit, shteti ka rritur mbështetjen për nxënësit e talentuar. Familjet e tyre nuk kanë më shqetësime se si t’i sigurojnë mjetet financiare për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, sepse Ministria e Arsimit dhe Shkencës i mbulon në tërësi shpenzimet e udhëtimit dhe tarifës së pjesëmarrjes. Vitin e kaluar u paguan 5 milionë denarë, ndërsa këtëvit deri më tani 3 milionë denarë për këtë qëllim.

Ministrja tha se të gjithë fëmijët janë të rëndësishëm dhe se detyrë e institucioneve është t’u përkushtohen në mënyrë të barabartë, t’u mundësojnë arsim më cilësor dhe qasje të barabartë në mundësitë arsimore. Por, nxënësit e talentuar kërkojnë vëmendje të veçantë, në mënyrë që të mund t’i realizojnë plotësisht aspiratat dhe potencialet e tyre personale, prandaj është bërë edhe ndryshimi i konsiderueshëm i politikave për mbështetjen e tyre.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamela anderson rikthehet ne qender te vemendjes ne venecia shfaqet natyrale dhe elegante 6a9e8a3c64468
Lajmi i mëparshëm

Pamela Anderson rikthehet në qendër të vëmendjes në Venecia, shfaqet natyrale dhe elegante

per tre dite treni urban transportoi rreth 1 500 pasagjere 6a9e8e32c9545
Lajmi i radhës

Për tre ditë, treni urban transportoi rreth 1.500 pasagjerë

Të fundit nga

ShkoLartë