pamela anderson 59 vjece shfaqet me nje veshje elegante ne hapjen e golden lion ne venecia 6a9f32ff83c7c

​Pamela Anderson, 59 vjeçe, shfaqet me një veshje elegante në hapjen e Golden Lion në Venecia

September 7, 2026
1 minut lexim

Pamela Anderson ka shënuar një tjetër paraqitje elegante teksa ka parakaluar në tapetin e kuq për ceremoninë e hapjes së Golden Lion në Venecia.

Aktorja 59-vjeçare kishte kombinuar një bluzë të lirshme prej byrynxhyku në ngjyrë lejla të çelët me një fund të gjatë, ndërsa mbante një çantë në të njëjtën ngjyrë. Ajo pozoi së bashku me bashkëshortin e Rita Ora, regjisorin Taika Waititi, 51 vjeç.

Ngjarja u mbajt për nder të aktores së filmit “The Exorcist”, Ellen Burstyn, 93 vjeçe, e cila u nderua me një çmim për arritjet e saj gjatë gjithë karrierës.

Ikona e “Baywatch” kishte flokët e saj bionde platin të stiluar me kaçurrela të lehta, ndërsa grimi i saj ishte i thjeshtë dhe natyral.

Më herët gjatë ditës, Pamela pozoi jashtë Hotel Excelsior, ku përshëndeti fansat, pasi disa orë më parë ishte shfaqur me një kostum të zi dhe një bluzë të bardhë me detaje të valëzuara, shkruan Daily Mail.

Aktorja ndodhet në Festivalin e Filmit në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri, “Place To Be”, si dhe për të marrë një çmim prestigjioz në ceremoninë amfAR Gala.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kulla eiffel mbyllet pas greves per trajtimin e punonjeseve 6a9f32333b4af
Lajmi i mëparshëm

Kulla Eiffel mbyllet pas grevës për trajtimin e punonjëseve

ambasadori orhan murtezani zhvillon takim me ambasadorin e mbreterise se bashkuar ne nato 6a9f35a6a6369
Lajmi i radhës

Ambasadori Orhan Murtezani zhvillon takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë