pala greke me sportele te reduktuara rikthehen radhet kilometrike ne kapshtice 68984c5f73b60

Pala greke me sportele të reduktuara, rikthehen radhët kilometrike në Kapshticë

August 10, 2025
1 minut lexim

Si çdo vit tjetër, mesi i muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe.

Vetëm 5 ditët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë me tepër se 37 mijë shtetas.

Ajo çka përsëritet këtë edhe njëherë tjetër këtë vit është mungesa e personelit dhe puna me sportele të reduktuara e palës greke në pikën e kalimit kufitar të Krystallopigi, teksa radha e mjeteve që presin të hyjnë drejt vendit tonë i kalon 2 km.

Nga ana tjetër, pala shqiptare është duke punuar me kapacitete maksimale për të evituar radhët e gjata ndërsa në ditët në vijim pritet një numër më i lartë hyrje – daljesh duke marrë parasysh edhe festën më të madhe që zhvillohet në Korçë, Festën e Birrës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i horoskopit 10 gusht ja cfare kane rezervuar yjet per ju sot 6898399f230c2
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i horoskopit 10 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

kolo muani refuzon dy klubet angleze 68984c9b6f34b
Lajmi i radhës

Kolo Muani refuzon dy klubet angleze

Të fundit nga

ShkoLartë