pakistani thote se plani i trumpit per gazen nuk perputhet me propozimin e vendeve myslimane 68dfd31402c02

Pakistani thotë se plani i Trumpit për Gazën nuk përputhet me propozimin e vendeve myslimane

October 3, 2025
min lexim

Plani 20-pikësh që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shpalosi këtë javë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, nuk përputhet me një draft që një grup vendesh me shumicë myslimane ia paraqitën atij, theksoi të premten ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar.

Vendet myslimane kishin propozuar tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza gjatë një takimi me Trumpin më 22 shtator, ndërsa plani i Trumpit parashikon tërheqjen e pjesshme të Izraelit për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja.

E kam bërë të qartë se këto 20 pika që Trumpi i ka publikuar… nuk janë të njëjtat me tonat. Theksoj se në draftin tonë janë bërë disa ndryshime”, tha Dar para ligjvënësve pakistanezë.

Plani për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit

Të hënën, Trump e publikoi një plan me 20 pika për përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas të cilit të gjitha pengjet, të gjalla dhe të vdekura, do të ktheheshin brenda 72 orëve pas armëpushimit. Plani përmend gjithashtu një “Gazë të Re” në të ardhmen.

Ky plan lë shumë hollësi për t’u negociuar dhe varet nga vendimi i Hamasit, i cili vrau mbi 1.200 njerëz gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe mori 251 pengje, sipas të dhënave izraelite. Lufta pasuese e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 66.000 palestinezë dhe ka shkatërruar gjerësisht enklavën e vogël, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, e kishte përshëndetur më herët planin e Trumpit.

Dar tha se Sharifi, gjatë një udhëtimi, kishte dhënë përgjigje të përgjithshme ndaj një postimi më të gjerë të Trumpit në rrjetet sociale.

Trumpi e publikoi planin një javë pasi u takua me udhëheqësit e tetë vendeve myslimane – Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit – për të folur për gjendjen në Gazë.

Sipas raportimeve të Axios, administrata e Trumpit dëshiron që vendet arabe dhe myslimane të pajtohen për të dërguar forca ushtarake në Gazë, për ta mundësuar tërheqjen e Izraelit dhe për të siguruar fonde për periudhën e tranzicionit dhe programet e rindërtimit.

Vendet myslimane propozuan tërheqjen e plotë të Izraelit

Dar tha se tetë vendet morën një zotim nga Trumpi se ai nuk do ta lejonte Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor, gjë për të cilën kanë bërë thirrje aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në koalicionin e tij qeverisës.

Një draft konsensual i përgatitur nga vendet myslimane kërkonte “tërheqjen e plotë të Izraelit” dhe “një rrugë për një paqe të drejtë mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete” për konfliktin izraelito-palestinez, tha Dar, duke lexuar nga një kopje e propozimit të tyre.

Krijimi i një shteti palestinez që bashkëjeton me Izraelin është politikë e Pakistanit, shtoi ai. Netanyahu ka përsëritur se është kundër shtetësisë palestineze, duke thënë se kjo do të rrezikonte Izraelin.

Plani i Trumpit parashikon që të gjitha operacionet ushtarake të pezullohen dhe vijat e frontit në Gazë të ngrihen deri sa të krijohen kushtet për “tërheqjen e plotë në faza” të forcave izraelite.

Sipas planit, Hamasi duhet të çarmatoset dhe të martën Trump i dha grupit islamik tri deri në katër ditë kohë për ta pranuar atë.

Plani përfshin krijimin e një “Bordi të Paqes” me mbikëqyrës ndërkombëtarë të udhëhequr nga vetë Trumpi dhe me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, në një rol të papërcaktuar.

Gaza do të ketë një qeveri të përkohshme kalimtare, e përbërë nga një komitet “teknokratësh, jopolitikë” që do të përfshinte palestinezë dhe ekspertë ndërkombëtarë. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet polici ne tirane blinte droge per ta shitur ne ambientet e bllokut te sigurise ku punonte 68dfd2a472425
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet polici në Tiranë, blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku punonte

i jepte informacione inteligjences izraelite arrestohet detektivi turk ne stamboll 68dfd4ca6a881
Lajmi i radhës

I jepte informacione inteligjencës izraelite, arrestohet detektivi turk në Stamboll

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë