pakenaqesi ne riad ronaldo refuzon te luaje favorizohen rivalet 69804e432e631

​Pakënaqësi në Riad: Ronaldo refuzon të luajë, favorizohen rivalët

February 2, 2026
1 minut lexim

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion të Al Nassr për ndeshjen e së hënës kundër Al Riyadh, me mungesën e tij që nuk lidhet me gjendjen fizike apo menaxhimin e ngarkesës. Sipas raportimeve, vendimi i yllit portugez lidhet me pakënaqësinë ndaj mënyrës se si Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF) po e trajton klubin e tij.

Sipas informacioneve të raportuara nga Fabrizio Romano, mungesa e Ronaldos nuk ka arsye sportive.

Ndërkohë, media portugeze A Bola, duke iu referuar burimeve brenda Al Nassr, bën të ditur se lojtari është i pakënaqur me diferencën në investime, sidomos krahasuar me rivalët direkt si Al Hilal, që edhe në afatin dimëror kanë përfituar përforcime të rëndësishme.

Në planin sportiv, Ronaldo po kalon një sezon solid, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i Ligës Saudite me 17 gola.

Al Nassr renditet në vendin e tretë me 43 pikë, sa Al Ahli, dhe ndodhet tri pikë prapa liderëve të kampionatit, Al Hilal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

khloe kardashian rrefen betejen me friken nga lidhjet romantike 698047b6e63fc
Lajmi i mëparshëm

Khloe Kardashian rrëfen betejën me frikën nga lidhjet romantike

dyshimet per pagesa financiare nga jeffrey epstein dhe presioni politik lord mandelson jep doreheqjen nga partia laburiste 69804f0bc863a
Lajmi i radhës

Dyshimet për pagesa financiare nga Jeffrey Epstein dhe presioni politik, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

Të fundit nga

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

2 shkurti i çdo viti është shpallur si “Dita Botërore e Ligatinave”. Kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it. Ligatinat
ShkoLartë