pa fitues derbi i madh i anglise 6960401573f9c

Pa fitues derbi i madh i Anglisë

January 9, 2026
1 minut lexim

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Liverpoolit nuk prodhoi gola, me dy skuadrat që u ndanë baras 0:0, në kuadër të javës së 21-të të Premier League.

Ndeshja ishte e luftuar deri në minutën e fundit, por sulmuesit e të dyja skuadrave nuk patën mbrëmjen e tyre më të mirë.

Arsenali humbi një mundësi të artë për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të tabelës, pavarësisht dominimit territorial në disa momente të takimit.

Nga ana tjetër, futbollistët e Liverpoolit u shfaqën kompaktë.

Pas këtij barazimi, Arsenali vazhdon të kryesojë Premier League me 49 pikë, duke mbajtur një epërsi prej 6 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Manchester City.

Liverpooli renditet në vendin e katërt me 35 pikë, plot 14 më pak se lideri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aeroporti i vlores ahmetaj tregon detaje jane ndare dyqane ka pagesa te padeklaruara 69603fb6100d5
Lajmi i mëparshëm

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj tregon detaje: Janë ndarë dyqane, ka pagesa të padeklaruara

mercedes ndryshon mendje a class vazhdon por jo me made in germany 696040f386f19
Lajmi i radhës

Mercedes ndryshon mendje, A-Class vazhdon, por jo më “Made in Germany”

Të fundit nga

ShkoLartë