ovl takon ambasadoren kroate ia adresojne shqetesimet lidhur me specialen dhe trajtimin e ish krereve te uckse 68c94c6974e42

OVL takon ambasadoren kroate – Ia adresojnë shqetësimet lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-krerëve të UÇK’së

September 16, 2025
1 minut lexim

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në komunikatën e OVL’së thuhet se në takim kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Komunikata:

Sot, në vazhdën e angazhimeve tona për të adresuar padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale, zhvilluam një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić.

Me respekt dhe vëmendje u dëgjuan shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduam që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja pse u ndryshua stadiumi i ndeshjes serbi shqiperi 68c94c5332873
Lajmi i mëparshëm

Ja pse u ndryshua stadiumi i ndeshjes Serbi – Shqipëri

kishte ardhur me pushime ne shqiperi turisti 64 vjecar humb jeten gjate udhetimit me autobus 68c94d042b8b5
Lajmi i radhës

Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, turisti 64-vjeçar humb jetën gjatë udhëtimit me autobus

Të fundit nga

ShkoLartë