osmani zgjedhjet lokale jane referendum kunder vasalitetit 6897b11e335bc

Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit

August 9, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh kandidatë i kësaj partie për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në “Specialën e Ditës” për Televizionin Shenja, tha se këto zgjedhje do të jenë referendum kundër vasalitetit ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili sipas Osmanit, tenton që me ç’do kushtë të preferuarit e tij t’i prezanton si përfaqësues të shqiptarëve.

BUJAR OSMANI, KANDIDATI I BDI PËR KOMUNËN E ÇAIRIT

“Po tentohet që politika e Mickoskit, para se gjithash, dëshiron që të ç’formojë strukturën e oraganizuar shqiptare, ku populli vendos për fatin e vet dhe të definojë jaranit personale, si model i përfaqësimit shqiptarë. Fillimishtë ai filloi duke perzgjedhur fraksione të preferuara të tij, që të luaj rolin e përfaqësuesve shqiptarë, tash ka shkuar një hap më tutje, që të zgjedh individ të tij, miq të tij, të cilët miqësitë e tij personale dëshiron t’i prezanton si përfaqësues i shqiptarëve”, theksoi Bujar Osmani.

Ai gjithashtu sqaroi edhe pse vendosi të kandidojë për komunën e Çairit. Ai tha se mungesa e rendit në trafik, mungesa e rendit në ndërtim dhe mungesa në urbanizëm në këtë komunë, janë vetëm disa arsye që e kanë shtyrë atë ta marrë këtë vendim.

Ndërkaq, Osmani gjatë intervistës u zotua bindshëm, se nëse arrinë t’i fitojë zgjedhjet dhe të marrë timonin për të udhhequr me Çairin, nuk do të ketë asnjë ndërtim ilegal, ndërsa tha se shumë ndërtime që janë bërë në këtë komunë do të verifikohen se sa janë të sigurta.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

katie price nuk ndalet me ndryshimet estetike 6897ad20ab0b3
Lajmi i mëparshëm

Katie Price nuk ndalet me ndryshimet estetike

mexhiti per cairin nuk pranojme zgjidhje gjysmake po punojme me ekspertet me te mire 6897b121f1dff
Lajmi i radhës

Mexhiti: Për Çairin nuk pranojmë zgjidhje gjysmake, po punojmë me ekspertët më të mirë

Të fundit nga

“OZR”, panair me prodhime vendore në Kumanovë

1 Kumanovë, 7 dhjetor – Oda Rajonale e Zejtarëve në Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin për Planifikim Strategjik, Hartim Politikash, Monitorim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, pranë komunës së Kumnaovës, nga data 25
ShkoLartë