osmani per 4 korrikun amerika veproi kur na shpetoi jeten eshte koha edhe ne te veprojme me vendosmeri 6a48f33259203

Osmani për 4 korrikun: Amerika veproi kur na shpëtoi jetën, është koha edhe ne të veprojmë me vendosmëri

July 4, 2026
1 minut lexim

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e tyre të pavarësisë.

Ajo zgjodhi një copëz nga fjalimi që e kishte mbajtur vitin e kaluar në nderim të kësaj feste.

“Amerika nuk na shpëtoi jetën nëpërmjet frazave boshe, ligjëratave historike apo debateve të kota, por me veprim e vendosmëri”, tha Osmani.

“Kur disa hezitonin e fshiheshin prapa fjalimeve, Amerika veproi. Kur disa fshiheshin prapa interpretimeve të ligjeve, Amerika veproi. Kur disa thirreshin në miqësi historike me Serbinë, Amerika veproi”.

“Kur disa i frikësoheshin kostos politike, Amerika veproi mbi parime, mbi vlera njerëzore dhe u shndërrua, për të satën herë me radhë, në kompasin moral të të gjithë njerëzimit”.

Osmani tha se në lirinë e Kosovës ndodhe kudo gjurmët amerikane, si në jetët e shpëtuara ashtu edhe në institucione.

“Për të qenë pranë nesh, Amerika veproi me avionë, me helikopterë, me bomba ndaj armiqve tanë, e me djemtë e vajzat amerikane që rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që të shpëtohej jeta jonë. Amerika veproi me fonde, me resurse humane, me ekspertizë, me gjithçka, që ne sot të jemi ky shtet që jemi: i lirë, i pavarur, sovran, demokratik”.

“Liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të Deklaratës së Pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”.

Për Osmanin, si 17 Shkurti i Kosovës, si 4 Korriku i ShBA-së, janë simbole të lirisë – të një lirie të ndërtuar mbi sakrificë e aleanca.

“Prandaj, kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, ne duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo kur na duhej më së shumti: me veprim, me vendosmëri, me përkrahje, me miqësi. Sepse miku i mirë dihet në ditë të vështira”.

“Si 17 Shkurti, ashtu edhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: lirinë”.

“Një liri e ndërtuar mbi sakrificë e aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës: përgjithmonë!”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1783165526717
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Vendoset gurthemeli i pishinës moderne të mbyllur në Radishan

e moshuara bie nga autobusi transportohet ne spital ne gjendje te rende ambulanca mberrin me vonese 6a48f3afae523
Lajmi i radhës

E moshuara bie nga autobusi/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë – Ambulanca mbërrin me vonesë

Të fundit nga

ShkoLartë