e moshuara bie nga autobusi transportohet ne spital ne gjendje te rende ambulanca mberrin me vonese 6a48f3afae523

E moshuara bie nga autobusi/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë – Ambulanca mbërrin me vonesë

July 4, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Një grua e moshuar ka rënë nga autobusi urban dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ku teksa e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës, ra nga shkallët.
Pas rrëzimit ajo ra përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime.

Sipas informacioneve, ka hematoma në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën.

E moshuara, për shkak të plagëve të marra, është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani per 4 korrikun amerika veproi kur na shpetoi jeten eshte koha edhe ne te veprojme me vendosmeri 6a48f33259203
Lajmi i mëparshëm

Osmani për 4 korrikun: Amerika veproi kur na shpëtoi jetën, është koha edhe ne të veprojmë me vendosmëri

ukraina thote se rusia demtoi me shume se 200 lokomotiva hekurudhore sivjet 6a48f4105df96
Lajmi i radhës

Ukraina thotë se Rusia dëmtoi më shumë se 200 lokomotiva hekurudhore sivjet

Të fundit nga

ShkoLartë