osmani nga gazibaba pa dallime politike ecim bashke per cairin 68cf1c8e8fc06

Osmani nga Gazibaba: Pa dallime politike, ecim bashkë për Çairin

September 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 shtator – Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka mbajtur një takim me banorë të lagjes Gazibabë, ku theksoi mesazhin e unitetit dhe bashkimit përtej ndasive politike. Në këtë tubim, shumë familje shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e Osmanit, duke marrë një vendim të përbashkët që, siç u tha në takim, “këtë herë, pa dallim nga qëndrimet e së kaluarës, do të ecim bashkë.”

Osmani deklaroi se ky moment nuk është thjesht pjesë e një fushate elektorale, por një thirrje për dinjitet qytetar dhe për një të ardhme më të mirë për Çairin.

“Ky hap tregon se lëvizja jonë nuk është vetëm një fushatë, por një thirrje për dinjitet. Jam mirënjohës për çdo familje që i bashkohet kësaj rruge dhe i ftoj të gjithë, pavarësisht bindjeve të mëparshme politike, të bëhemi bashkë për Çairin që e duam,” u shpreh Osmani.

Në fund të fjalimit të tij, ai ritheksoi misionin e tij për ta kthyer komunën e Çairit në një vend ku çdo qytetar të ndihet i respektuar dhe të jetojë me dinjitet.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mendi qyra pensionistet e struges meritojne me shume dinjitet dhe mbeshtetje 68cf15f10460c
Lajmi i mëparshëm

Mendi Qyra: Pensionistët e Strugës meritojnë më shumë dinjitet dhe mbështetje

mexhiti prezanton fazen e re te portalit te sherbimeve publike administrate moderne sherbime te shpejta dhe digjitale per qytetaret 68cf1d39b53af
Lajmi i radhës

Mexhiti prezanton fazën e re të portalit të shërbimeve publike: Administratë moderne, shërbime të shpejta dhe digjitale për qytetarët

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë