Në përmbyllje të vitit 2025, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, ka shprehur mirënjohje institucionale për të gjithë të punësuarit, bashkëpunëtorët dhe partnerët e Agjencisë, duke vlerësuar kontributin e tyre në realizimin e detyrimeve ligjore dhe objektivave strategjike.
Sipas Osmanit, puna profesionale dhe e përgjegjshme e stafit ka qenë thelbësore në forcimin e zbatimit të gjuhës shqipe, si element përbërës i barazisë qytetare, funksionimit normal të institucioneve dhe respektimit të rendit juridik. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional me organet shtetërore dhe partnerët relevantë ka ndihmuar në ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për zbatimin e ligjit.
Drejtori i AZGJ-së Osmani gjithashtu ka bërë të ditur se Agjencia do të mbetet e përkushtuar edhe gjatë vitit 2026 në forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e standardeve profesionale dhe zbatimin e plotë e konsekuent të legjislacionit në fuqi, në funksion të shtetit të së drejtës dhe barazisë reale gjuhësore.
Në fund, Osmani uroi që viti i ri 2026 të sjellë shëndet, stabilitet institucional dhe bashkëpunime të reja, në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit demokratik të vendit.


