osmani falenderon musar per mbeshtetjen e madhe te sllovenise ndaj kosoves 68ed39432849a

​Osmani falënderon Musar për mbështetjen e madhe të Sllovenisë ndaj Kosovës

October 13, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani u prit sot në takim nga presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar në Lubjanë.

Ajo tha se kishte një diskutim të përzemërt me miken e Kosovës.

“Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, tha Osmani në një postim në Facebook.

Osmani po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, si e ftuar speciale nga presidenti Marcos Perestrello.

Ajo do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq. Po ashtu, do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kujtojmë, e para e vendit tonë u nderua sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo tha se këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikon grave të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

suedi kosove sfide jetike per dardanet publikohen formacionet zyrtare 68ed3934b3618
Lajmi i mëparshëm

​Suedi – Kosovë, sfidë jetike për dardanët, publikohen formacionet zyrtare

mbyllja e autostrades tirane durres paralizohen rruget e kryeqytetit reagon policia 68ed39e49c863
Lajmi i radhës

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës/ “Paralizohen” rrugët e kryeqytetit, reagon policia

Të fundit nga

ShkoLartë