organizata shqiptaria ne gjakove pergatitet per kuvendin zgjedhor te deges 686166336f7bc

​Organizata Shqiptaria në Gjakovë përgatitet për Kuvendin Zgjedhor të Degës

June 29, 2025
1 minut lexim

Sot në Gjakovë u mbajt mbledhja e grupit nismëtar të Organizatës Shqiptaria, ku u vendos me unanimitet krijimi i grupit punues për përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës.

Ky hap shënon një moment kyç në konsolidimin e strukturës lokale të organizatës, nga ku pritet të dalin së shpejti organet drejtuese legjitime të Degës në Gjakovë, thuhet në njoftimin e Organizatës Shqiptaria në Instagram, raporton KosovaPress.

Vendosmëria, vizioni kombëtar dhe përkushtimi qytetar janë motoja e kësaj organizate. 

Të gjithë të interesuarit për t’u angazhuar në këtë proces përfaqësues, do të njoftohen për hapat në vijim dhe ftesën për Kuvendin Zgjedhor.

Shqiptaria është zëri i të vërtetës, veprimit dhe bashkimit kombëtar, përfundon njoftimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

orbani akuzon be ne per orkestrim te parades te krenarise ne budapest 68615f67e07e8
Lajmi i mëparshëm

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

gati sa nuk ra ekipi i beyonces deklarohet pas defekteve te makines fluturuese 6861675f904a6
Lajmi i radhës

Gati sa nuk ra, ekipi i Beyonces deklarohet pas defekteve të makinës fluturuese

Të fundit nga

ShkoLartë