orban nis procedurat per sanksionimin e ukraines 6876afa18e86d

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

July 15, 2025
1 minut lexim

Kryeministri hungarez thotë se duhet të vendosen sanksione ndaj udhëheqësve të Ukrainës – një deklaratë e papritur e nxitur nga vdekja e hungarezit Jozsef Sebestyen.

Autoritetet hungareze pretendojnë se ai u rrah për vdekje nga punonjës të zyrës ushtarake të regjistrimit në Ukrainë. Kjo e fundit e mohon një gjë të tillë.

“Jozsef Sebestyen u rrah për vdekje gjatë mobilizimit të detyruar në Zakarpattia. Sot në Bruksel, qeveria hungareze nisi përfshirjen e menjëhershme të zyrtarëve ukrainas përgjegjës për vdekjen e një qytetari hungarez në listën e sanksioneve për të drejtat e njeriut të BE-së”, shkroi Viktor Orban në Facebook.

Forcat Tokësore të Ukrainës hodhën poshtë akuzat hungareze. Sipas tyre, Sebestyen la njësinë e tij ushtarake pa leje pas mobilizimit dhe u shtrua në spital, ku mjekët diagnostikuan “një reagim akut stresi” dhe e pranuan për kujdes psikiatrik.

Dy javë më vonë, ai vdiq. Një autopsi zyrtare konkludoi se shkaku i vdekjes ishte embolia pulmonare. Nuk u gjetën lëndime ose shenja dhune në trup.

Më parë, Ministria e Jashtme e Hungarisë thirri ambasadorin ukrainas për të shprehur protestë. Sebestyén kishte shtetësi të dyfishtë.

Dhe për qindra etnikë hungarezë nga Zakarpattia të vrarë nga forcat ruse në këtë luftë pushtuese? Kjo nuk duket se shqetëson “humanistin e madh” Orban. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurtit ldk ja i duhet per shkak te thinjave haziri tek ne e gjejne lojalitetin e pervojen por sdo ta kene 6876ae7b353cc
Lajmi i mëparshëm

“Kurtit LDK-ja i duhet për shkak të thinjave”, Haziri: Tek ne e gjejnë lojalitetin e përvojën, por s’do ta kenë

startupi ai i mira muratit vleresohet me 12 miliarde dollare 6876b144ee8c9
Lajmi i radhës

Startupi AI i Mira Muratit vlerësohet me 12 miliardë dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë