opozita mban pezull kuvendin nuk dorezon emrat e kryetareve dhe anetareve te saj ne komisionet parlamentare 68d151184976e

Opozita mban pezull Kuvendin/ Nuk dorëzon emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të saj në komisionet parlamentare

September 22, 2025
min lexim

Opozita në Konferencën e Kryetarëve preferoi të mos çojë emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe anëtarëve të saj edhe pse i ka zgjedhur në mbledhjet e fundit të grupit te PD.

Mbajtja pezull e emrave argumentohet nga opozita me pakënaqësinë ndaj kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, për mënyrën si e drejtoi seancën e fundit të votimit të kabinetit Rama katërt.

Betejën e opozitës në konferencën e kryetarëve e udhëhoqi nënkryetari demokrat i parlamentit Agron Gjekmarkaj në mungesë të Gazment Bardhit i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e kuvendit.

“Dy seancat e para të parlamentit të Shqipërisë ishin një përpjekje e suksesshme për të asgjësuar parlamentarizmin në Shqipëri ku vetë zoti Peleshi u paraqit si një krye atentator i parlamentarizmit duke provokuar e mohuar çdo të drejtë të opozitës. Në seancën e parë destrukturuan rregulloren e kuvendit, zhbënë komisionet i hoqën komisionin e integrimit opozitës zvogëluan hapësirat për opozitën”-u shpreh Gjekmarkaj.

Por kur PD do ti çojë emtat e anëtarëve të saj në komisionet parlamentare?

“Hap pas hapi. Ne do ti drejtohemi kushtetueses do të vendosemi dhe do tju komunikojmë. Ne nuk kemi marrë një vendim. Momentin që organet e PD do të kenë një vendim të qartë e të prerë ju do të jeni të parët që do ta merrni vesh”-thotë Gjekmarkaj.

Taulant Balla kryetar i grupit parlamentar të PS i bëri ftesë opozitës për pjesëmarrje në komisione dhe tregoi procedurën se çfarë ndodh, nëse opozita nuk do të çojë emrat.

“Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituar kur shumica është prezent. Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt. Nuk e di se përse nuk ishte kryetari grupit të PD. Ai është dënuar nga pjesëmarrja në komisione por jo mbledhjet e konferencës së kryetarëve”-u shpreh Balla.

Ndërkohë Taulant Balla pati këtë përgjigje për opozitën e cila kërkon të çojë përpara shkarkimin e Niko Peleshit.

“Kryetari zbaton vetëm rregulloren, nuk ka bërë asnjë shkelje. Kërkesa juaj është e pabazuar”.

Parashikohet që seanca plenare e të mërkurës në parlament t’i dedikohet miratimit të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja e 7 vjecares aliu jane ndermarre te gjitha masat per zbardhjen e rrethanave 68d14fb3cefdd
Lajmi i mëparshëm

Vdekja e 7 vjeçares, Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

kane loje sonte pese lojtare te psg se do te mungojne ne ceremonine e topit te arte 68d151767aba3
Lajmi i radhës

Kanë lojë sonte, pesë lojtarë të PSG-së do të mungojnë në ceremoninë e Topit të Artë

Të fundit nga

ShkoLartë