Opera lançon shfletuesin që mund të kodojë uebsajte dhe lojëra

May 28, 2025
1 minut lexim

Ditën e Marte Opera prezantoi shfletuesin e ri quajtur Opera Neon i cili përqendrohet tek kryerja e veprimeve të përdoruesit nga AI siç është blerja, plotësimi i formularëve apo kodimi.

Aktualisht shfletuesi gjendet pas një liste pritjeje por kompania tha se përdoruesit duhet të abonohen për ta përdorur atë kur të debutojë. Skema e çmimeve nuk është zbuluar.

Shfletuesi Opera Neon ka tre butonë të rinj në panelin anësor: Chat, Do dhe Make. Chat përfaqëson ndërfaqjen e chatbotit me të cilin mund të kërkoni në ueb, të merrni përgjigje dhe të kërkoni më shumë informacion rreth uebfaqeve që vizitoni.

Opsioni Do përdor agjentin AI Operator i cili u prezantua në muajin Mars. Ky agjent është i aftë të kryejë veprime si plotësimi i formularëve dhe menaxhimi i rezervimeve.

Ndërkaq Opera thotë se me opsionin Make mund të krijoni lojëra, uebsajte, pjesëza kodi dhe të gjeneroni raportime. Kompania tha se këto procese AI kryhen në cloud prandaj veprimet e Neon vijojnë edhe kur nuk jeni online.

E gjitha kjo duhet e jashtëzakonshme në letër, por aplikacionet AI zakonisht nuk performojnë ashtu siç reklamohen. Gjithashtu Opera nuk është e vetmja kompani që po punon në këtë drejtim ndërsa The Browser Company ka lançuar shfletuesin Dia. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Amy Jackson Westwick shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes

Të fundit nga

Motoçiklisti italian përplaset gjatë testimit

Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë teksa testonte një motor Honda në pistën Suzuki në Japoni. Motoçiklisti italian udhëtoi për në Japoni pas Çmimit të Madh të Silverstone për
sqmken
ShkoLartë