openai zhvendoset ne argjentine pritet ndertimi i qendres se te dhenave te inteligjences artificiale 68ea7af164b6d

OpenAI “zhvendoset” në Argjentinë, pritet ndërtimi i qendrës së të dhënave të inteligjencës artificiale

October 11, 2025
1 minut lexim

Kompania amerikane OpenAI, krijuesja e ChatGPT, ka nënshkruar një letër qëllimi për të ndërtuar një qendër të të dhënave për inteligjencën artificiale në Patagoni të Argjentinës, projekt që do të jetë i pari i këtij lloji në Amerikën Latine, njoftoi të premten presidenca argjentinase.

Projekti, i quajtur “Stargate Argentina”, do të realizohet në partneritet me kompaninë lokale Sur Energy dhe parashikon një investim prej 25 miliardë dollarësh, sipas deklaratës zyrtare të publikuar nga presidenca.

Ky investim është pjesë e politikës së nxitjes së investimeve të huaja, që përfshin lehtësira të mëdha fiskale dhe doganore për 30 vjet, e miratuar nga presidenti Javier Milei në vitin 2024 për sektorët strategjikë.

Njoftimi u bë pas një takimi të mbajtur të premten mes presidentit Milei dhe drejtuesve të OpenAI dhe Sur Energy. Sipas presidencës, qendra e të dhënave do të jetë “e aftë të mbështesë gjeneratën e ardhshme të përllogaritjeve të inteligjencës artificiale” dhe pritet të ketë një kapacitet deri në 500 megavat. Vendndodhja e saktë e projektit dhe data e nisjes së punimeve nuk janë bërë ende të ditura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krimi ekonomik goditi piraterine digitalb paditi hajdutet prokuroria con ne gjyq 5 persona dhe kompanite qe vidhnin te drejtat televizive 68ea7ac5b754e
Lajmi i mëparshëm

Krimi ekonomik goditi piraterinë/ DigitAlb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive

trupat amerikane mberrijne ne izrael 68ea7b34746a3
Lajmi i radhës

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë