openai perfiton miliarda te tjere nga marreveshja e re me coreweave 68d5b74e0b4ec

OpenAI përfiton miliarda të tjerë nga marrëveshja e re me CoreWeave

September 25, 2025
1 minut lexim

CoreWeave ka zgjeruar partneritetin me OpenAI në një marrëveshje të re me vlerë deri në 6.5 miliardë dollarë, duke e çuar totalin e kontratave mes tyre në 22.4 miliardë dollarë.

Ky është zgjerimi i tretë i madh mes dy kompanive gjatë këtij viti, pas marrëveshjes fillestare të marsit prej 11.9 miliardë dollarësh dhe shtesës prej 4 miliardë dollarësh në maj.

Marrëveshja e fundit vjen në kuadër të rritjes së kërkesave për fuqinë kompjuterike që OpenAI kërkon për projektin gjigant të infrastrukturës “Stargate”.

Kompania ka njoftuar se do të hapë tre qendra të reja të dhënash me Oracle, si dhe dy të tjera me SoftBank.

Investimi total për Stargate pritet të arrijë deri në 500 miliardë dollarë dhe të sigurojë një kapacitet prej 10 gigavatësh.

Aktualisht, vetëm projektet e shpallura e çojnë këtë shifër në afro 7 gigavatë dhe mbi 400 miliardë dollarë investime në tre vitet e ardhshme.

Marrëveshjet nënvizojnë konvergjencën e interesave mes gjigantëve të teknologjisë, por gjithashtu ngrejnë pyetje për financimet “cirkulare” në industri.

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për transferimin e TikTok te pronarët amerikanë – aplikacioni do të vlerësohet në rreth 14 miliardë dollarë

Ndërkohë, Nvidia ka njoftuar se do të investojë deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI dhe zotëron mbi 5% të CoreWeave, duke forcuar edhe më tej lidhjet mes këtyre aktorëve kryesorë të garës së inteligjencës artificiale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e 51 vjecarit ne durres krim pasioni dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njeri tjetrin 68d5b7248058f
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, krim pasioni? Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin

sekretari amerikan i mbrojtjes therret me urgjence ne takim udheheqesit ushtarake amerikane nga e gjithe bota 68d5b7971794f
Lajmi i radhës

​Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Të fundit nga

ShkoLartë