openai nenshkruan nje marreveshje prej 10 miliarde dollaresh me cerebras 6969432f7b862

OpenAI nënshkruan një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh me Cerebras

January 15, 2026
1 minut lexim

OpenAI ka njoftuar se do të blejë deri në 750 megavat fuqi kompjuterike gjatë tre viteve të ardhshme nga prodhuesi i çipave Cerebras.

Kjo, thuhet se po bëhet për të përballuar kërkesën në rritje për ChatGPT dhe për të forcuar pozicionin në garën e inteligjencës artificiale.

Marrëveshja vlerësohet në mbi 10 miliardë dollarë, ose rreth 9.2 miliardë euro, sipas një burimi të njohur me çështjen.

Sipas marrëveshjes, OpenAI do të përdorë shërbimet cloud të Cerebras për modele të cilat kërkojnë kohë për të “menduar” para se të japin përgjigje.

OpenAI tha se integrimi i teknologjisë së Cerebras synon të përshpejtojë ndjeshëm reagimin e sistemeve të saj të AI.

Marrëveshja po konsiderohet gjithashtu e rëndësishme për Cerebras, e cila po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO), duke synuar diversifikimin e të ardhurave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet e pajete pas tre muajsh e zhdukur 35 vjecarja shqiptare ne itali autoritetet zbulojne detajet e para 6969430630f05
Lajmi i mëparshëm

Gjendet e pajetë pas tre muajsh e zhdukur 35-vjeçarja shqiptare në Itali, autoritetet zbulojnë detajet e para

mercenare seksere e oportuniste e kane vene ne shenjester te sulmeve hykmete bajramin vetem se kerkoi reflektim 6969435e7a80e
Lajmi i radhës

“Mercenarë, sekserë e oportunistë e kanë vënë në shënjestër të sulmeve Hykmete Bajramin, vetëm se kërkoi reflektim”

Të fundit nga

ShkoLartë