Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, pritet të prezantojë disa përmirësime produktesh të cilat do ti bëjnë modelet AI më pak të kushtueshëm me konferencën e parë të zhvilluesve që do të zhvillohet ditën e Hënë.
Konferenca është një sinjal i ambicieve të OpenAI për tu zgjeruar përtej një sensacioni konsumator tek një platformë e vërtetë zhvilluesish ndërsa CEO Sam Altman premtonte disa “gjëra të mëdha.”
Evenimenti një ditor do të mbahet në San Francisco duke tërhequr qindra zhvillues nga mbarë bota.
Pasi qëndroi në hije për vite me radhë, OpenAI bëri bujë me linçimin e ChatGPT, robotit bashkëbisedues me AI që u bë një prej aplikacioneve konsumatorë me rritjen më të shpejtë në histori.
Mbështetura mbi investimin miliarda dollarësh të Microsoft, OpenAI është bërë sinonim i AI gjeneruese.
OpenAI pritet të sjellë përditësime të cilat kanë për qëllim të ulin kostot për zhvilluesit. Ulja e kostove do të adresonte një shqetësim madhor për partnerët të cilët shpenzojnë shumë në modelet e fuqishme të OpenAI.
Në mesin e risive të kësaj konference do të jenë aftësitë e shikimit, ku softueri i OpenAI do të mund të analizojë imazhet dhe ti përshkruajë ato.
Një tjetër përditësim mund të jenë përmirësim i mëtejshëm i GPT-4, modelit AI më të avancuar. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL