OpenAI lançon versionin e tretë të mjetit të gjenerimit të imazheve DALL-E

September 21, 2023
1 minut lexim

Ditën e Mërkure OpenAI prezantoi Dall-E 3, versionin më të fundit të mjetit text-to-image i cili përdor robotin bashkëbisedues AI ChatGPT për tu përgjigjur kërkesave të përdoruesve.

Dall-E 3 do të jetë i disponueshëm në ChatGPT Plus dhe përdoruesit Enterprise në Tetor përmes API tha kompania. Përdoruesit mund të bëjnë një kërkesë për një imazh dhe ta modifikojnë më tutje gjatë bisedës me ChatGPT.

“Dall-E 3 mund të përkthejë kërkesa në imazhe tmerrësisht të detajuara dhe të sakta,” tha kompania.

Sipas OpenAI, versioni më i fundit i mjetit do të ketë masa mbrojtëse siç është heqja e mundësisë për të krijuar imazhe të dhunshme, me përmbajtje për të rritur apo të urrejtjes.

Kompania është përballur me disa konkurrentë në këtë industri si Tongyi Wanxiang i Alibaba, Midjourney dhe Stability AI. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Turkish Airlines fiton çmimin APEX të klasit botëror për herë të tretë

Story i radhës

Koreja e Jugut heton 18 ushtarë amerikanë për kontrabandë me drogë

Të fundit nga

ShkoLartë