opel planifikoi te kalonte ne automjete elektrike por tani gjithcka po ndryshon 68afec52a4ff0

Opel planifikoi të kalonte në automjete elektrike, por tani gjithçka po ndryshon

August 28, 2025
1 minut lexim

Që nga viti 2028 do të ofrojmë vetëm vetura elektrike, tha para dy vitesh drejtori ekzekutiv i Opelit, Florian Hüttl.

Në të njëjtën kohë, Opel dhe Stellantis filluan ndërtimin e një fabrike gjigante të baterive në Kaiserslautern.

Kjo gigafabrikë duhej të prodhonte 600 mijë bateri në vit. Por vitin e kaluar prodhimi u ndalua. Kërkesa për automjetet elektrike në Evropë është ngadalësuar. Konsumatorët kërkojnë automjete me motorë me djegie të brendshme.

“Nëse ka kërkesë, prodhimi i motorëve me djegie të brendshme nuk ka pse të ndalet në vitin 2028. Kemi vendosur qartë objektivat tona sa i përket uljes së emetimeve të dioksidit të karbonit nga kompania dhe makinat tona. Aktualisht jemi duke rishikuar planet tona dhe po i përshtatim me kushtet e reja”, tha një zëdhënës për gazetën Bild.

Me fjalë të tjera, Opel po heq dorë nga viti 2028 si vit i kalimit ekskluziv në automjetet elektrike.

Modeli i ri Corsa dhe Astra do të shiten ende me motorë me djegie të brendshme. Opel pritet të prezantojë Corsën e re në vitin 2027, ndërsa për vitin tjetër është planifikuar një version i ri dhe i ridizajnuar i modelit Astra.

Opel ka qenë një nga pionierët më të mëdhenj të elektrifikimit në mesin e prodhuesve evropianë të automjeteve. Fillimisht, viti 2025 ishte përcaktuar si pikë kthese për prodhimin vetëm të modeleve elektrike. Më pas kjo u shty për në vitin 2028, dhe tani…

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja per hakmarrje sot seanca fillestare ndaj ish policit festim ramadani 68afeb816ce72
Lajmi i mëparshëm

“Vrasja për hakmarrje” – sot seanca fillestare ndaj ish-policit, Festim Ramadani

zelensky emeron ish zevendeskryeministren ambasadore ne shba 68afec97efbd8
Lajmi i radhës

Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë