onlyfans me shpetoi aktorja e harry potter tregon si fitoi 15 mije paund qe diten e pare 6ac687bc45b2c

“OnlyFans më shpëtoi”, aktorja e Harry Potter tregon si fitoi 15 mijë paund që ditën e parë

October 7, 2026
1 minut lexim

Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në filmat “Harry Potter”, ka treguar më shumë për arsyen që e shtyu të krijonte një llogari në OnlyFans.

Njerëzit thjesht supozojnë se jam e pasur dhe kam shumë para, por jo, nuk kam-ka thënë ajo, duke shtuar se në atë moment do të kishte preferuar të gjente një punë të zakonshme.

Cave ka sqaruar se përmbajtja që publikon në platformë nuk është seksuale. Ajo fokusohet kryesisht te flokët e saj të gjatë, duke publikuar video ku i kreh, i gërsheton ose i stilizon, ndërsa disa abonentë paguajnë edhe për të komunikuar me të.

 Vendimi fillimisht ishte menduar si një zgjidhje e përkohshme. Cave kishte shpresuar të fitonte rreth 5 mijë paund dhe të merrte kohë për të menduar se si do të vazhdonte më tej. Megjithatë, sipas saj, vetëm në ditën e parë ajo fitoi rreth 15 mijë paund, ndërsa brenda një viti të ardhurat nga platforma tejkaluan ato që kishte fituar gjatë gjithë karrierës së saj në aktrim.

OnlyFans më shpëtoi-është shprehur Cave, duke treguar se përvoja i ka dhënë gjithashtu më shumë siguri në veten e saj dhe kontroll mbi mënyrën se si prezantohet.

 Aktorja ka treguar se disa prej ish-kolegëve të saj nga “Harry Potter”, përfshirë Devon Murray dhe Evanna Lynch, e kanë mbështetur pas vendimit të saj. Sipas Cave, ata kanë diskutuar edhe për këtë gjatë një konvente të fansave të sagës.

Megjithatë, vendimi për t’iu bashkuar platformës pati edhe pasoja. Cave ka treguar se u përjashtua nga një konventë “Harry Potter”, pasi organizatorët nuk dëshironin që ajo të ishte pjesë e eventit pas krijimit të llogarisë në OnlyFans.

 Pavarësisht kësaj, Cave thotë se nuk është larguar nga aktrimi dhe vazhdon të merret me projekte artistike. Për të, platforma është kthyer në një mënyrë për të siguruar të ardhura ndërsa vijon të ndjekë karrierën krijuese.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet rasti i dyte me virusin misterioz ne rusi moska hedh poshte thirrjet e obsh dhe shba per transparence 6ac686f1c2a06
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet rasti i dytë me virusin misterioz në Rusi! Moska hedh poshtë thirrjet e OBSH dhe SHBA për transparencë

mpb sanksionohet shoferi qe pengoi qarkullimin ne qender te shkupit 6ac68a62efa70
Lajmi i radhës

MPB: Sanksionohet shoferi që pengoi qarkullimin në qendër të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë