Artistja nga Shqipëria, por që jeton në Zvicër, Olgera Lleshaj, sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Kënga mban titullin “Ishe ti” dhe, duke qenë stina e dimrit edhe në titull, duket si një baladë, por në fakt kënga ka edhe nota ritmike.
Mësojmë se klipi është xhiruar në Zvicër dhe sjell pamje fantastike, ku duket se këngëtarja është bërë njësh me bardhësinë e dimrit, ndërsa vjen edhe me një stil unik.
Kënga është punuar nga Monkey Music, që ka realizuar muzikën dhe tekstin, ndërsa videoja është xhiruar nga Maurofilms.
E ëmbël dhe e bukur vjen Olgera, e për ta vërtetuar këtë ju duhet ta klikoni në linkun më poshtë.
Burimi: botasot.info


