oled apo lcd testi tregon se cilet ekran jane me te besueshem 694d93b151793

OLED apo LCD? Testi tregon se cilët ekran janë më të besueshëm

December 25, 2025
1 minut lexim

Një studim dhe test disavjeçar ka treguar se OLED televizorët janë më të besueshëm se modelet klasike LCD, edhe pse shumë përdorues kishin shqetësime për efektin “burn‑in” dhe jetëgjatësinë e panelit OLED.

Testi u realizua nga ekipi i faqes RTINGS, i cili gjatë një periudhe trevjeçare përdori në mënyrë të vazhdueshme më shumë se 100 televizorë të ndryshëm nga prodhues të ndryshëm dhe me teknologji të ndryshme, me rreth 18 000 orë punë për secilin pajisje.

Rezultatet treguan se shumica e televizorëve punuan më shumë se 10 000 orë pa probleme të mëdha, ndërsa 20 pajisje u prishtën tërësisht. Shumica e këtyre ishin modele LCD, sidomos ato me ndriçim “edge‑lit”, që rezultuan të kenë më shumë defekte.

Nga ana tjetër, OLED televizorët – përfshirë WOLED dhe QD‑OLED – kishin më pak dështime serioze, dhe ekspertët thonë se mungesa e ndriçimit të pasmë në OLED kontribuon në qëndrueshmëri më të madhe gjatë përdorimit afatgjatë.

Sa i përket markave, LG dhe TCL u dalluan si më të besueshmit, me numër minimal të pajisjeve që dështuan gjatë testit. Televizorët Mini‑LED me Full‑Array Local Dimming (FALD) performuan më mirë se LCD standardë, por përsëri nuk arrinin nivelin e besueshmërisë së ekraneve OLED.

Megjithatë, autorët e testit theksuan se çdo model u testua vetëm një herë, që do të thotë se rezultatet nuk mund të shihen si tregues absolut për cilësinë e gjithë serisë së një modeli të caktuar. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donnarumma nuk e prisja nje ndikim kaq te madh 694d92d38dbbf
Lajmi i mëparshëm

Donnarumma: Nuk e prisja një ndikim kaq të madh

aak prezanton planin qeverises ne fshatrat e lipovecit gerqines damjanit dhe bishtazhin 694d93e020039
Lajmi i radhës

AAK prezanton planin qeverisës në fshatrat e Lipovecit, Gërqinës, Damjanit dhe Bishtazhin

Të fundit nga

ShkoLartë