okb te shqetesuar per pastrimin etnik dhe urine ne gaza 699719846ba21

OKB: Të shqetësuar për pastrimin etnik dhe urinë në Gaza

February 19, 2026
1 minut lexim

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët  ka shprehur shqetësime lidhur me pastrimin etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor.



”Sulmet e intensifikuara, shkatërrimi metodik i lagjeve të tëra dhe refuzimi i ndihmës humanitare duket se synojnë një ndryshim të përhershëm demografik në Gaza”, thuhet në raport.

”Kjo, së bashku me transferimet e detyruara, që duket se synojnë zhvendosje të përhershme, ngre shqetësime për pastrim etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, shtohet në të.

Izraeli prej kohësh akuzon Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut për paragjykime.

Në një reagim, misioni izraelit në Gjenevë tha se ”zyra e Komisionerit të Lartë është angazhuar në një fushatë të egër demonizimi dhe dezinformimi kundër shtetit të Izraelit. Ajo duhet të mbajë përgjegjësi për promovimin entuziast të nxitjes së urrejtjes, deformimit dhe keqinformimit. Zyra, stafi i saj aktivist dhe lidhja me të ashtuquajturit ekspertë që shpërndajnë nxitje, ka humbur të gjithë besueshmërinë”.

Raporti i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i kërkuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thotë se midis 1 nëntorit 2024 dhe 31 tetorit 2025, të paktën 463 persona kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, përfshirë 157 fëmijë.

“Përdorimi i urisë si armë lufte kundër popullsisë civile përbën një krim lufte”, shton raporti.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bekim sali takim me ambasadorin e irlandes fokus integrimi evropian dhe reformat 69971922491c1
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali takim me ambasadorin e Irlandës, fokus integrimi evropian dhe reformat

keshilli gjyqesor formoi komision per te zhvilluar nje norme orientuese te rasteve per gjykatat 69971f7ae978e
Lajmi i radhës

Këshilli Gjyqësor formoi komision për të zhvilluar një normë orientuese të rasteve për gjykatat

Të fundit nga

Alonso refuzon ofertën e klubit evropian

Trajneri spanjoll Xabi Alonso ka refuzuar menjëherë ofertën për të marrë drejtimin e Olympique de Marseille, duke e konsideruar situatën në klub si “tepër kaotike”. Sipas raportimeve nga RMC Sport, 44-vjeçari nuk
ShkoLartë