okb ka ushqim te mjaftueshem per te ushqyer gazen per tre muaj 68eacf9367a29

OKB: Ka ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer Gazën për tre muaj

October 11, 2025
1 minut lexim

Agjencia palestineze e ndihmës e OKB-së ka thënë se ka ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer “të gjithë popullsinë në Gaza për tre muaj”.

Në një konferencë për shtyp, drejtoresha e komunikimit të UNRWA-së, Juliette Touma, tha se shpërndarja e ndihmës ishte “absolutisht kritike”.

Uria u shpall në qytetin e Gazës nga një organ i sigurisë ushqimore i mbështetur nga OKB-ja për herë të parë në gusht.

Bëhet e ditur se UNRWA ka bërë thirrje të përsëritura që ndihma të lejohet në enklavë gjatë gjithë konfliktit.

Sipas kushteve të planit të armëpushimit të presidentit amerikan, Donald Trump, deri në 600 kamionë me ndihma humanitare duhet të hyjnë në Gaza çdo ditë.

Hapi i shtatë i planit përcakton një kërkesë që ndihma të dërgohet menjëherë në Gaza.

Së paku, kjo do të përfshijë rehabilitimin e infrastrukturës, spitaleve dhe furrave të bukës, si dhe shpërndarjen e pajisjeve për të hequr rrënojat.

Ndihma do të shpërndahet nëpërmjet OKB-së, agjencive të saj, Gjysmëhënës së Kuqe dhe “institucioneve të tjera ndërkombëtare”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video po ndiqnin ndeshjen e kombetares incident me arme ne qender te prishtines arrestohet autori 68eacf269e720
Lajmi i mëparshëm

Video/ Po ndiqnin ndeshjen e kombëtares, incident me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet autori

festoi golin e manajt ndaj serbise duke qelluar me pistolete arrestohet 68ead45b6bb31
Lajmi i radhës

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë