oficeri i fsk se perfundon me sukses kolegjin e ushtrise amerikane ne gjermani 6a30fff436f68

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses Kolegjin e ushtrisë amerikane në Gjermani

June 16, 2026
1 minut lexim

Major Getoar Rexhepi, ka përfunduar me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të realizuar pranë Detaçmentit të 7-të ILE të Ushtrisë Amerikane në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook, Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se programi CGSC ILE ofron arsimim profesional ushtarak me qëllim përgatitjen e oficerëve të gradave të mesme për detyra udhëheqëse, komanduese dhe të shtabit në nivelet operacional dhe strategjike.

Ky program kontribuon në zhvillimin e aftësive profesionale për planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë, duke forcuar aftësinë për të vepruar në kuadër të operacioneve të përbashkëta, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale”, thuhet në njoftim.

Postimi:

Oficeri i FSK-së përfundon Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm

Major Getoar REXHEPI përfundoi me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të realizuar pranë Detaçmentit të 7-të ILE të Ushtrisë Amerikane në Gjermani.

Programi CGSC ILE ofron arsimim profesional ushtarak me qëllim përgatitjen e oficerëve të gradave të mesme për detyra udhëheqëse, komanduese dhe të shtabit në nivelet operacionale dhe strategjike. Ky program kontribuon në zhvillimin e aftësive profesionale për planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë, duke forcuar aftësinë për të vepruar në kuadër të operacioneve të përbashkëta, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hungari asnje kryeminister nuk do te qendroje ne detyre me shume se 2 mandate 6a30fb668f860
Lajmi i mëparshëm

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

vrasja e valter lleshit ne mirdite po udhetonte ne makine me nje koleg miku i tij zbriti nga automjeti para ekzekutimit 6a31007034aa2
Lajmi i radhës

Vrasja e Valter Lleshit në Mirditë, po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga automjeti para ekzekutimit

Të fundit nga

ShkoLartë