oficeri i fsk se diplomon ne nje nga akademite ushtarake me prestigjioze ne bote 6a6dc114139c8

Oficeri i FSK-së diplomon në një nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë

August 1, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Krenar Lahu, ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit ushtarak profesional në botë.

Sipas Maqedoncit, gjatë këtij programi major Lahu ka avancuar njohuritë dhe aftësitë në planifikimin operacional, udhëheqjen ushtarake, strategjinë, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin shumëkombësh.

Ai theksoi se këto kompetenca kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Postim i plotë:

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Krenar Lahu, ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit ushtarak profesional në botë.

Gjatë këtij programi, major Lahu ka avancuar njohuritë dhe aftësitë në planifikimin operacional, udhëheqjen ushtarake, strategjinë, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin shumëkombësh, kompetenca që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar të investojë në zhvillimin profesional të kuadrit të FSK-së, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për edukim dhe avancim në institucionet më prestigjioze ushtarake të botës, në funksion të ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe plotësisht të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve aleate.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

17842770451671
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Ali Ahmeti sakrifikoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit për Ballkanin e Hapur

muzike me ze te larte pas mesnate ne det gjobitet me 400 mije leke anija turistike ne vlore 6a6dc19134243
Lajmi i radhës

Muzikë me zë të lartë pas mesnate në det, gjobitet me 400 mijë lekë anija turistike në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë