oferta e milanit 7 milione deri ne vitin 2030 694ffd93d6b69

Oferta e Milanit 7 milionë deri në vitin 2030

December 27, 2025
1 minut lexim

E ardhmja e Mike Maignan te Milani është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes.

Pas një periudhe ngërçi në negociata, klubi kuqezi ka bërë një hap konkret drejt rinovimit të kontratës së portierit francez, duke i paraqitur një ofertë të re që mund të arrijë deri në 7 milionë euro në sezon.

Historia e rinovimit ishte ndalur në shkurt, kur disa gabime të Maignan kishin shtyrë klubin të frenonte bisedimet, pavarësisht një marrëveshjeje verbale të afërt.

Gjatë verës, portieri ishte pranë kalimit te Chelsea, por kërkesat e Milanit dhe vullneti i Massimiliano Allegrit për ta mbajtur në skuadër bënë që transferimi të dështonte, me premtimin se çështja do të rihapej më vonë.

Tashmë ky moment ka ardhur. Milani i ka ofruar Maignan 5,5 milionë euro neto në sezon, me bonuse të lehta që e çojnë shumën totale në 7 milionë, deri në vitin 2029, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Kërkesa fillestare e portierit ishte 7,5 milionë neto plus bonuse, ndaj ende ekziston një diferencë mes palëve.

Në Milanello ka optimizëm për një përgjigje pozitive, edhe pse klubi po tregohet i kujdesshëm.

Për këtë arsye, drejtuesit kanë bllokuar alternativën Hugo Souza, edhe pse oferta e parë për portierin e Corinthians është refuzuar.

Situata ndiqet nga afër edhe nga Juventusi dhe Interi, të cilët po monitorojnë zhvillimet, duke qenë se një Maignan pa kontratë do të ishte një mundësi e artë në merkato

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te perdoren nga persona mbi 12 vjec zjarrfikesit japin keshilla per te pasur kujdes me fishekzjarret 694ffd367595e
Lajmi i mëparshëm

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

spak perfundon kontrollet ne banesat dhe zyrat e 34 zyrtareve dhe biznesmeneve te perfshire ne dosjen balluku mes tyre shefja e kabinetit sindi dushku 694ffe4658389
Lajmi i radhës

SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”, mes tyre shefja e kabinetit Sindi Dushku

Të fundit nga

ShkoLartë