Oda Amerikane kërkon nga ZRRE të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore

June 25, 2025
min lexim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar, transmeton KosovaPress.

Sipas OEAK ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se dy gjyqtarë të ndryshëm, në raste të ndara gjyqësore, kanë arritur në të njëjtin përfundim, pezullimin e vendimeve të ZRRE-së në pritje të akgjykimeve përfundimtare.

“Kjo qasje e qëndrueshme gjyqësore reflekton shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të këtyre vendimeve në treg, dhe si e tillë nuk mund të injorohet si rastësore ose specifike për një a dy raste”, thuhet në njoftim.

Sipas OEAK edhe pse këto aktvendime aktualisht zbatohen vetëm për një numër të kufizuar kompanish, implikimet e tyre shtrihen shumë më tej. Vazhdimi i zbatimit të masave të liberalizimit nga ana e ZRRE-së, derisa dy kompani aktualisht përfitojnë nga pezullimet e urdhëruara nga gjykata e të tjerat mbeten në pritje të aktvendimeve gjyqësore ose nisjes së procedurave ligjore, krijon një mjedis të pasigurisë juridike dhe të diskriminimit ekonomik.

Oda Amerikane beson fuqishëm se reformat, përfshirë ato në sektorin e energjisë, duhet të drejtohen nga parimet e drejtësisë, parashikueshmërisë dhe trajtimit të barabartë para ligjit. Në këto rrethana, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të pezullojë menjëherë zbatimin e masave të kontestuara të liberalizimit derisa gjyqësori të japë qartësi përmes vendimeve përfundimtare mbi të gjitha ankesat përkatëse.

“Vetëm një treg i drejtë, transparent dhe plotësisht funksional mund të ofrojë një rrugë të qëndrueshme përpara , e ku të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia ose kapaciteti ligjor, veprojnë në kushte të barabarta”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njofton për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Sipas OEK, ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRRE-së, transmeton KosovaPress.

Të martën, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë (DHTIK) njoftoi se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ankesa në Gjykatë ishte dorëzuar nga avokati Agron Selimaj nga Prishtina.

KosovaPress ka siguruar edhe aktvendimin e Gjykatës, në të cilën thuhet se sipas aktvendimit të datës 19 qershor 2025, Gjykata Komerciale, Departamenti për Çështje Administrative, ka miratuar kërkesën e paditësit, duke aprovuar masën e sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të njoftimit të ZRRE-së të datës 03.06.2025. Ky njoftim ndalonte paditësin të shfrytëzonte furnizimin nga shërbimi universal.

Bizneset e Kosovës kishin organizuar protesta kundër vendimit të ZRrE, pasi sipas përfaqësuesve të bizneseve një veprim i tillë do të krijonte një ekonomi të rënduar në Kosovë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Ndodh për herë të parë në historinë e sportit shqiptar

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë