obsh jep alarmin gjysma e diagnozave te hiv ne europe zbulohen shume vone 69285b8247222

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

November 27, 2025
1 minut lexim

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Europë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të infeksionit. Në vendet e Bashkimit Europian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, kjo përqindje është 48%. Të dhënat vijnë nga raporti i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), i titulluar “Mbikëqyrja e HIV/AIDS në Europë”, të publikuara në prag të ditës ndërkombëtare të HIV/AIDS.



Sipas raportit, mbi gjysma e personave të diagnostikuar kanë një numër të qelizave CD4 nën 350 qeliza/mm³, ndërsa rreth një e treta paraqiten me infeksion të avancuar të HIV-it, me më pak se 200 qeliza/mm³. Diagnoza e vonë është më e shpeshtë tek burrat heteroseksualë, përdoruesit e drogës me injeksion dhe personat e moshuar, me ndryshime të mëdha nga një vend në tjetrin.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, paralajmëron se numri i njerëzve që jetojnë me HIV pa u diagnostikuar po rritet, duke nxitur zinxhirin e transmetimit.

“Nuk po bëjmë mjaftueshëm për të kapërcyer barrierat e stigmës dhe diskriminimit që i pengojnë njerëzit të kryejnë një test të thjeshtë”, thekson ai.

Në këtë situatë, OBSH dhe ECDC kërkojnë veprime urgjente me rritjen e testimeve të rregullta, zgjerimin e aksesit në vetë-testim dhe arritjen e grupeve të popullsisë që nuk përfitojnë dot nga shërbimet shëndetësore tradicionale.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rasti balluku ne kushtetuese ankimimi do te shqyrtohet me 2 dhjetor 69285a52c5f7b
Lajmi i mëparshëm

Rasti Balluku në Kushtetuese, ankimimi do të shqyrtohet më 2 dhjetor

familja e bruce willis do te dhuroje trurin e aktorit per kerkime mbi demencen 69285d95868fc
Lajmi i radhës

Familja e Bruce Willis do të dhurojë trurin e aktorit për kërkime mbi demencën

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë