obsh duhanpirja ne shqiperi po ulet por rritet perdorimii i cigareve elektronike tek adoleshentet 68ea95d49fe38

OBSH: Duhanpirja në Shqipëri po ulet, por rritet përdorimii i cigareve elektronike tek adoleshentët

October 11, 2025
1 minut lexim

Europa është rajoni me prevalencën më të lartë të duhanpirjes tek të rriturit. Sipas një raporti të OBSH-së në Evropë, 24.1% e të rriturve janë konsumatorë të duhanit. Po ashtu edhe prevalenca e duhanpirjes tek gratë mbetet e lartë në Evropë me 17.4% të tyre.

Përsa i përket Shqipërisë, situata duket pak më pozitive, pasi të dhënat tregojnë se popullsia duhanpirëse është në shifrat e 21.3%, me 2.8% më pak se mesatarja evropiane.

Situata në vendin tonë paraqitet akoma më e mirë kur bëhet fjalë për gratë duhanpirëse, pasi përqindja e tyre që pijnë duhan në Shqipëri është afërsisht dy herë më pak se në Evropë. Megjithatë, edhe ky nivel duhanpirjeje për specialistët e shëndetit publik është një faktor rreziku për sëmundshmëri.

“Mund të ngelet problem zbatimi i ndalimit të duhanpirjes në ambiente publike, shitja e cigareve tek të rinjtë, edhe kosto të cilat janë relativisht të lira në Shqipëri. Duhanpirja shkakton kancer, sëmundje të zemrës dhe është përgjegjëse për shëndet të keq në Shqipëri. Kanceri i mushkërive, është 4 herë më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat, aq sa është duhanpirja më e lartë tek meshkujt krahasuar me femrat”, u shpreh Alban Ylli, specialist, ISHP.

Shqetësim përbën rritja e duhanpirjes tek adoleshentët dhe kryesisht ajo elektronike. “Janë një produkt i dëmshëm, sidomos për të rinjtë. Ka me qindra substanca toksike. Mund të shërbejë si një rrugë fillimi për të kaluar te cigareja e vërtetë. Nikotina është adiktive dhe i mban personat të lidhur me duhanin”, shtoi Ylli.

Në rang global, 1 në 5 të rritur janë ende të varur nga duhani. Sipas OBSH-së, bota po pi më pak duhan, por epidemia e duhanit është larg fundit. Raporti i ri global tregon se numri i përdoruesve të duhanit ka rënë nga 1.38 miliardë në vitin 2000 në 1.2 miliardë në vitin 2024.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

visar ademi eshte koha qe ta pastrojme gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindertojme ekonomine 68ea94721bf93
Lajmi i mëparshëm

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

ferizaj mezi e mposhti prishtinen 68ea963496c61
Lajmi i radhës

Ferizaj mezi e mposhti Prishtinën

Të fundit nga

ShkoLartë