obrm pdukm lsdm dhe bdi e vendosen gjyqesorin nen kontroll politik 699b4c3a462d3

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e vendosën gjyqësorin nën kontroll politik

February 22, 2026
1 minut lexim

OBRM-PDUKM ka akuzuar se pushteti i kaluar, i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, e ka vendosur plotësisht gjyqësorin nën kontroll politik, duke pretenduar se përzgjedhja dhe shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë nën presione partiake.

Nga partia theksojnë se, sipas tyre, me udhëzim të udhëheqjes së atëhershme të LSDM-së dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev janë zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë “të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm”, ndërsa ata që nuk kanë qenë nën kontroll politik janë shkarkuar në afate të shkurtra.

Si shembull, OBRM-PDUKM përmend ish-gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Risto Katevenovski, i cili në një paraqitje televizive ka deklaruar se është shkarkuar pasi ka refuzuar të japë mendim pozitiv në një lëndë gjyqësore, për të cilën, sipas tij, ka pasur kërkesa nga pushteti i atëhershëm dhe partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI.

Sipas pretendimeve të tij, pas një deklarate të dhënë në një seancë gjyqësore, ku kishte theksuar nevojën për konsultim shtesë me kolegët në një rast që lidhej me ish-ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska, Këshilli Gjyqësor ka thirrur mbledhje urgjente dhe të nesërmen ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

Siç përcjell OBRM-PDUKM, Katevenovski ka vlerësuar se shkarkimi nuk ka qenë rastësor, por rezultat i vendimeve politike të pushtetit të atëhershëm, përkatësisht të LSDM-së dhe BDI-së.

Nga kjo parti theksojnë se dëshmi të tilla, sipas tyre, e konfirmojnë tezën se gjyqësori dhe prokuroria kanë qenë nën kontroll të plotë politik dhe se nga qendrat partiake janë diktuar procedurat gjyqësore dhe përgjegjësitë.

OBRM-PDUKM vlerëson se rasti përbën dëshmi për partizimin e institucioneve në periudhën e kaluar dhe bën thirrje për përcaktimin e përgjegjësisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump dergon anijen spitalore amerikane ne groenlande cfare pritet 699b4642702ea
Lajmi i mëparshëm

Trump dërgon anijen spitalore amerikane në Groenlandë, çfarë pritet

londrim mekaj arrin 100 mije ndjekes ne instagram 699b4e7632b0e
Lajmi i radhës

Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram

Të fundit nga

Milani nuk është për titull! Jashari 74 minuta

Parma shkaktoi senzacion në “San Siro”, duke e gjunjëzuar me rezultat 1:0 Milanin. Kjo është fitorja më e bujshme e javës së 26-të në Kampionatin e Italisë. Futbollisti Ruben Loftus-Cheek u lëndua
ShkoLartë