londrim mekaj arrin 100 mije ndjekes ne instagram 699b4e7632b0e

Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram

February 22, 2026
1 minut lexim

Londrim Mekaj ka arritur një tjetër sukses në rrjetet sociale, duke kaluar shifrën e 100 mijë ndjekësve në Instagram.

Në hyrje të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ai kishte një numër më të vogël ndjekësish, por performanca dhe karizma e tij gjatë qëndrimit në shtëpi kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Ai është pëlqyer shumë nga shikuesit e formatit dhe tani ndodhet mes pesë finalistëve të këtij edicioni.

Londrimi ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi të mira duke fituar kështu mbështetjen e fansave.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 është caktuar për më 27 shkurt, ditë e premte, dhe presioni mbi finalistët po rritet ndërsa publiku pret të shohë fituesin e këtij edicioni.

Veç tij në finale janë edhe: Ludo Lee, Elijona Binakaj, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako.

Londrimi ka qenë një nga banorët më pozitiv të këtij edicioni që ka fituar zemrat e të gjithëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obrm pdukm lsdm dhe bdi e vendosen gjyqesorin nen kontroll politik 699b4c3a462d3
Lajmi i mëparshëm

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e vendosën gjyqësorin nën kontroll politik

milani nuk eshte per titull jashari 74 minuta 699b55033f9e3
Lajmi i radhës

Milani nuk është për titull! Jashari 74 minuta

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë