Objektivi i Milanit

Në prag të sfidës së Europa Ligës ndaj Lilë në “San Siro” e cila do të zhvillohet nesër në orën 21:00, trajneri i Milanit Stefano Pioli shfaqet i qetë në konferencën për shtyp duke parë fitoret ndaj Sëlltikut dhe Spartës së Pragës që me një triumf të nesërm kuqezinjtë do mund të hipotekojnë kalimin e grupeve.

“Jemi një skuadër e re, por edhe e pjekur në të njëjtën kohë. Objektivi ynë është të komandojmë ndeshjet.”, ka thënë ai, transmeton Panorama.

“Kam besuar gjithmonë tek djemtë e mi. Ne provojmë të fitojmë gjithmonë, por jemi akoma në fillim.”

 Sipas tij, nga këndvështrimi teknik në metrat e fundit të zonës skuadra duhet të jetë më precize. “Sulmi është duke bërë mjaft mirë, por mjafton të jesh më finalizues dhe rrezikshëm.”, ka thënë Pioli.

Ngjarja paraprake

Holanda ende skeptike për negociatat me Shqipërinë

Ngjarja e ardhëshme

Genta Ismajli reagon pas tërmetit në Izmir dhe thotë se së shpejti do të rikthehet me projekte të reja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian