o1 pro eshte modeli me i kushtueshem i openai lancuar ndonjehere 67dd5bfaf2916

o1-pro është modeli më i kushtueshëm i OpenAI lançuar ndonjëherë

March 21, 2025
1 minut lexim

OpenAI lançoi një version më të fuqishëm të modelit “arsyetues” o1-pro në API-në e saj të zhvilluesve. Sipas OpenAI, o1-pro përdor më shumë fuqi kompjuterike sesa o1 për të ofruar përgjigje më cilësore.

Aktualisht është i disponueshëm vetëm për zhvilluesit të cilët kanë shpenzuar të paktën 5 dollarë në shërbimet API dhe është shumë i kushtueshëm.

OpenAI tarifon 150 dollarë për një milionë tokenë (750 mijë fjalë) të futen në model dhe 600 dollarë për një milionë tokenë që gjenerohen nga modeli. Është dyfishi i çmimit të GPT-4.5 të OpenAI dhe 10 fishin e çmimit të o1.

Kompania po mbështetet tek performanca e përmirësuar e o1-pro për të bindur zhvilluesit të paguajnë shuma të tilla. Përshtypjet e para për o1-pro, i cili ka qenë i disponueshëm përmes chatbotit ChatGPT për abonentët e ChatGPT Pro që prej Dhjetorit nuk kanë qenë pozitive.

Modeli kishte vështirësi me gjëegjëzat Sudoku. Gjithashtu testimet e brendshme të OpenAI vitin e kaluar tregonin se o1-pro kishte diferenca shumë të vogla me o1 në problemet matematikore dhe të kodimit. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rita ora fotografohet nga paparacet te floktari ne australi me folje alumini mbi koke duke bere ndryshimin e radhes ne floket e saj 67dd592a25376
Story i mëparshëm

Rita Ora fotografohet nga paparacët te floktari në Australi me folje alumini mbi kokë, duke bërë ndryshimin e radhës në flokët e saj

komuna e gostivarit ndan 1 milion denare per tragjedine ne kocan 67dd5d2611387
Story i radhës

Komuna e Gostivarit ndan 1 milion denarë për tragjedinë në Koçan

Të fundit nga

Mbahet protesta në Beograd

Organizata joformale e shkollave të mesme të Beogradit, PULS ka organizuar sonte një protestë në kryeqytetin e Serbisë. Protesta filloi me 17 minuta heshtjeje, duke nderuar viktimat e shembjes së tendës së
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë