nxenesit e prishtines dhe fshatrave perreth po behen me transport kaq eshte vlera e tenderit 690dfe6e6b8d2

Nxënësit e Prishtinës dhe fshatrave përreth po bëhen me transport, kaq është vlera e tenderit

November 7, 2025
1 minut lexim

Së shpejti, nxënësit që jetojnë në fshatrat e Komunës së Prishtinës do të mund të përfitojnë nga transporti falas nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Për të ju lehtësuar shkuarjen dhe ardhjen në shkolla, Komuna e Prishtinës e ka hapur tenderin për shërbimin e transportit të nxënësve, i cili është ndarë në 18 lote, me çmime të përcaktuara për secilin lot.

Sipas dosjes së tenderit, vlera totale e kontratës është rreth 215 mijë euro, ndërsa kontrata do të jetë 12 mujore.

Sipas dosjes së tenderit kërkohet që mjetet transportuese minibusët që do të përdoren për transportin e nxënësve të jenë në gjendje të rregullt teknike dhe të plotësojnë kushtet e përcaktuara për siguri dhe komoditet të udhëtarëve.

Ky projekt synon të lehtësojë qasjen në arsim për nxënësit e fshatrave që ndodhen larg shkollave të tyre në territori1n e Komunës së Prishtinës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

peruja shpall non grata presidenten e meksikes 690dfd82acd2c
Lajmi i mëparshëm

Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

suksesi lady flame i ve flaken rrjetit nga david dreshaj 690dff91e198c
Lajmi i radhës

Suksesi “Lady Flame” i vë “flakën” rrjetit nga David Dreshaj

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë