InShot 20260607 165422856

Nxënësi Dijar Sejfullahu ngre lart emrin e SHF “Imri Elezi” nga Çairi në nivel shtetëror

June 7, 2026
1 minut lexim

Nxënësi Dijar Sejfullahu, i klasës së VI-të në Shkollën Fillore “Imri Elezi” të komunës së Çairit në Shkup, ka përfaqësuar me dinjitet shkollën në Garat Shtetërore të Shkencave Natyrore, të cilat u mbajtën sot.

“Pas rezultateve të shkëlqyera dhe suksesit të arritur në garat komunale dhe rajonale, Dijari vazhdoi rrugëtimin e tij të suksesshëm duke marrë pjesë në nivelin më të lartë të garave për këtë lëndë”, kanë informuar nga SH.F “Imri Elezi”.

Kolektivi i shkollës ka shprehur krenarinë për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të nxënësit Dijar Sejfullahu i cili me rezultatet e tij po dëshmon vlerat e dijes dhe të punës së vazhdueshme dhe njëherësh i kanë uruar atij shumë suksese në Garat Shtetërore, si dhe arritje të reja në të gjitha garat dhe sfidat e ardhshme arsimore.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

roaming si ne shtepi nga viti i ardhshem 6a257c6f7cb03
Lajmi i mëparshëm

“Roaming si në shtëpi” nga viti i ardhshëm

rusia ne mbajme kontakte konfidenciale me ukrainen 6a258e687303a
Lajmi i radhës

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë