nuredini kur ste do shtepia jote troket te nongratat 688781c388500

Nuredini: Kur s’të do shtëpia jote, troket te ‘nongratat’

July 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 korrik – Kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Arben Taravarit për t’u bashkuar me Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Nuredini e akuzon Taravarin se ka tradhtuar parimet e deklaruara më parë dhe se tani është bërë “vegël” për rikthimin e një sistemi që, sipas saj, shqiptarët e kanë rrëzuar me votë.

“Kur nuk të don më askush në shtëpinë tënde politike, shkon aty ku të pranojnë pa kushte, edhe kur ajo derë është dera e ‘nongratave’”, shkruan Nuredini. Ajo kujton deklaratat e mëparshme të Taravarit kundër bashkëpunimit me BDI-në dhe e quan hipokrizi veprimin e tij për të hyrë në lista të përbashkëta pikërisht me këtë parti.

Sipas saj, vendimi i Taravarit për të dalë nga koalicioni VLEN u arsyetua me kundërshtimin ndaj listave të përbashkëta, por tani, siç thotë Nuredini, ai po vepron krejtësisht në kundërshtim me atë që kishte premtuar.

“VLEN nuk është pazar, është përballje. Nuk është karrige, është kauzë. Dhe kauza nuk matet me lista, por me kujtesë”, përfundon ajo, duke theksuar se qytetarët nuk do ta harrojnë këtë kthesë politike.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cili ishte afati 50 ditor i trump per putinin 68877eb7ae489
Lajmi i mëparshëm

Cili ishte afati 50-ditor i Trump për Putinin?

librazhd partners in crime ne pranga 2 persona per grabitje ndaj te moshuarve 6887836825f98
Lajmi i radhës

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë