numri i viktimave nga zjarri ne hong kong rritet ne 146 692c2df3cd7a7

Numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong rritet në 146

November 30, 2025
1 minut lexim

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu këtë javë një kompleks banesor në Hong Kong është rritur në 146, njoftoi policia të dielën, më 30 nëntor.

Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980.

“Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, tha në një konferencë për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.

Mbi 1.000 njerëz nga e gjithë qyteti kinez u mblodhën të dielën në kompleksin banesor në distriktin Tai Po, në veri të Hong Kongut, për të nderuar viktimat e zjarrit.

Autoritetet kanë krijuar një grup të përbashkët hetimor për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Njësia kundër korrupsionit e Hong Kongut ka arrestuar 11 persona në lidhje me zjarrin, tre prej të cilëve janë arrestuar po ashtu nga policia për vrasje nga pakujdesia.

Konsullata indoneziane në Hong Kong tha se të paktën shtatë shtetas indonezianë kanë vdekur nga zjarri.

Një punëtore filipinase jashtë gjithashtu humbi jetën në zjarr, tha të shtunën Konsullata e Manilës.

Departamenti i Ndërtesave të Hong Kongut ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punimeve në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bugatti mbyll epoken e w 16 bolide i fundit dorezohet pronarit 692c2dae51804
Lajmi i mëparshëm

Bugatti mbyll epokën e W-16, Bolide i fundit dorëzohet pronarit

ishin rrembyer nga xhihadistet lirohen 12 grate ne nigeri 692c2fa94f803
Lajmi i radhës

Ishin rrëmbyer nga xhihadistët, lirohen 12 gratë në Nigeri

Të fundit nga

Beteja për titullin

Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë
ShkoLartë