numri i marreveshjeve per pranimin e fajesise rritet ndjeshem 692f40607bd39

Numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë rritet ndjeshëm

December 2, 2025
min lexim

Numri i rasteve të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë nga ana e prokurorive është rritur dukshëm.

Kjo procedurë, e cila parashihet në kodin e procedurës penale, synon përshpejtimin dhe trajtimin më efikas të çështjeve penale.

Derisa në nivel vendi numri i rasteve me këtë procedurë janë shënuar me rritje nga vitet e kaluara, në Prokurorinë Themelore të Pejës numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë është rritur mbi 140 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Në këto 10 muaj kemi parë rritje mbi 140 për qind krahasuar me vitin paraprak 2024 dhe kjo ka shërbyer shumë për humanizimin e të gjitha çështjeve penale. Njëkohësisht kemi bërë marrëveshje me palë, me ç’rast të gjitha janë deponuar në gjykatat kompetente. Gjithashtu ka pasur edhe ndërmjetësime, ku rastet e ndërmjetësimeve kanë shënuar rritje të dukshme”, ka thënë Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Kjo procedurë vlerësohet se lehtëson punën përgjatë zinxhirit polici-prokurori-gjykatë, veçanërisht në gjykatat themelore. Nga Gjykata Themelore e Ferizajt, për televizionin kanë treguar për numrin e marrëveshjeve të pranimit të fajësisë dhe për rastet e ndërmjetësimit.

 “Përmes Prokurorisë Themelore në Ferizaj kemi pranuar të dhëna lidhur me rastet të cilat së bashku me aktakuzë janë dorëzuar edhe marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe si e tillë si shifër është që për periudhë janar shtator 2025 janë dorëzuar gjithsej 42 lëndë. Ndërsa, sa i përket rasteve të ndërmjetësimit të cilët kanë arritur palët marrëveshje me ndërjmetësim për periudhë nga janar nëntor 225 janë përfundur gjithsej 183 lëndë”, kanë thënë nga kjo gjykatë.

Megjithatë, avokatët theksojnë se prokuroritë kanë hezituar në zbatimin e plotë të kësaj. Avokati Naim Rudari shpreh shqetësimin se gjykatat nuk po e zbatojnë mundësinë e shqiptimit të dënimeve nën minimumin ligjor, ashtu siç e parasheh ligji në rastet me marrëveshje.

“Çka është shqetësuese tani, arritja e disa marrëveshjeve mes të akuzuarve, mbrojtësve të tyre dhe prokurorisë: gjykata ka filluar t’i pranojë marrëveshjet si të tilla, por po shqipton dënime më të larta sesa është rekomanduar me marrëveshje. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe e paligjshme, sepse marrëveshja, nëse palët pajtohen dhe është e përpiluar sipas dispozitave ligjore, nuk mund të refuzohet. Gjykata nuk mund të shqiptojë dënim në asnjë formë jashtë marrëveshjes”, ka thënë ai.

Rudari nënvizon se Gjykata e Apelit dhe Supremja i kanë kthyer disa vendime në përputhje me marrëveshjet, pasi, sipas tij, nuk ka kuptim që marrëveshja të lidhet, ndërsa dënimi të jetë më i lartë sesa ai i paraparë me marrëveshje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te premten hidhet shorti per grupet e kupes se botes 2026 ndryshimet e formatit dhe faza me eliminim 692f405349b26
Lajmi i mëparshëm

Të premten hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026! Ndryshimet e formatit dhe faza me eliminim

vrasja e biznesmenit ne elbasan ky eshte momenti kur autori i afrohet te makina dhe e qellon per vdekje 692f412481947
Lajmi i radhës

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, ky është momenti kur autori i afrohet te makina dhe e qëllon për vdekje

Të fundit nga

ShkoLartë