numri 10 i ri i real madridit po ndjek tituj te medhenj 68a4b6b38901a

Numri 10 i ri i Real Madridit po ndjek tituj të mëdhenj

August 19, 2025
1 minut lexim

Pas një sezoni rekordesh në nivel personal, Kilië Mbape është gati të udhëheqë Real Madridin si lideri i padiskutueshëm. Duke mbajtur numrin 10, francezi është i etur të fitojë një trofe të madh me Los Blancos, pasi fitoi Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale.

Dyzet e katër gola të shënuar, titulli Pichichi i La Ligas dhe Këpuca e Artë Evropiane, shifra mbresëlënëse, por tani standardi është vendosur edhe më lart për sulmuesin.

Tifozët e dinë mirë këtë: “Që sezoni i tij të konsiderohet i suksesshëm, ai duhet të fitojë atë që i mungon: Ligën e Kampioneve.” Gazeta Marca pajtohet: “Sezoni i dytë i Mbapes premton të jetë një sfidë që shkon përtej statistikave. Është koha për të fituar titujt e mëdhenj.”

Numri 10, një simbol i klasit dhe lidershipit, përfaqëson një përgjegjësi shtesë. Në vitin e tij të dytë te Real Madridi, ai do të duhet të konfirmojë performancën e tij të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha, do të përpiqet të vendoset si një simbol i një Madridi dikur fitues, me synimin e tij të vendosur tashmë në Kupën e Botës 2026 me Francën

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne kodrat ne selenice nderhyhet nga ajri per neutralizimin e flakeve 68a4b660ba896
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në kodrat në Selenicë, ndërhyhet nga ajri për neutralizimin e flakëve

kfor i letonez dhe hungarez me trajnime te perbashketa kunder sulmeve me zjarr dhe turmave 68a4b6c2e051d
Lajmi i radhës

KFOR-i letonez dhe hungarez me trajnime të përbashkëta kundër sulmeve me zjarr dhe turmave

Të fundit nga

ShkoLartë