numerimi ne mitrovice evidentohen 12 fletevotime te pavlefshme 68f2632036098

​Numërimi në Mitrovicë, evidentohen 12 fletëvotime të pavlefshme

October 17, 2025
min lexim

Në qendrën e votimit në Mitrovicë janë evidentuar 12 fletëvotime të pavlefshme, për të cilat dyshohet se janë dëmtuar gjatë shpërndarjes te qytetarët. Rasti është raportuar nga vëzhguesit gjatë procesit të numërimit të votave dhe më pas është adresuar tek organet përkatëse zgjedhore.

Njëri nga vëzhguesit ka deklaruar për KosovaPress se kutia e votimit është gjetur me fletëvotime të këputura.

“Kur i kemi hapur kutitë e fletëvotimit, ne si vëzhgues i kemi parë në atë gjendje. Kemi parashtruar ankesë sepse në atë kuti kanë qenë 12 fletëvotime. Gjatë procesit zgjedhor, kur ua kanë dhënë qytetarëve fletëvotimet, i kanë këputur, dhe në atë gjendje i kemi gjetur. Ato janë shpallur si të pavlefshme, por realisht faji është te personi që i ka këputur fletët,” ka thënë ai.

Sekretari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Valon Brahimi, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti është identifikuar në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

“Ne kemi bërë ankesë, sepse në formular ka figuruar që nuk ka numra serikë të shkruar dhe ne kemi dyshuar që ajo nuk është mbyllur kur është dorëzuar, domethënë tek qendra e votimit. Në një vend kemi hasur mungesë të fletëvotimeve dhe nënshkrimeve, këtë rast e kemi dërguar në PZAP. Është pjesë e QNR-së dhe ata duhet ta procedojnë si rast,” ka deklaruar Brahimi.

Kryetari i Komisionit Komunal për Mitrovicë (KKZ), Bajram Hajdari, ka deklaruar për KosovaPress se vendimi për vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e votave është përgjegjësi e ekipit të numërimit.

“Fletëvotimet janë përgjegjësi e ekipit të numërimit për të vendosur nëse janë të vlefshme apo jo. Është e drejtë e secilit që nuk është i pajtimit me vendimin, të ankohet përmes procedurës së paraparë ligjore,” ka thënë Hajdari.

Ai ka bërë të ditur se KKZ-ja ka trajtuar të gjitha ankesat dhe pretendimet në përputhje me rregullat dhe vendimet e Zyrës për Ankesa dhe Parashtresa (ZAP), mirëpo vendimmarrja për vlefshmërinë e votave ka qenë kompetencë e ekipit të numërimit.

“Formularët për PZAP i kemi vënë në dispozicion dhe çdo udhëzim i nevojshëm i është dhënë ekipit të numërimit nga ana e KKZ-së. Prandaj, përgjegjësia për të vendosur për vlefshmërinë e votave u takon atyre. Më pas, secili ka të drejtë të bëjë ankesë, nëse vlerëson se ka arsye për këtë,” ka thënë Hajdari.

Sipas tij, procedura e ankesave është e rregulluar dhe e hapur për të gjithë, në përputhje me ligjin dhe standardet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

manchester united pa martinezin ndaj liverpool it 68f263158a1a9
Lajmi i mëparshëm

Manchester United pa Martinezin ndaj Liverpool-it

akuzat per te ardhurat e presidentit forcat e armatosura pagesat kane qene per periudhen deri ne vitin 2018 68f263c648a73
Lajmi i radhës

Akuzat për të ardhurat e Presidentit, Forcat e Armatosura: Pagesat kanë qenë për periudhën deri në vitin 2018

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë