numerimi i votave ne dragash drejt fundit xheladini i ldk se ne epersi 68ec03e2e253b

Numërimi i votave në Dragash drejt fundit, Xheladini i LDK-së në epërsi

October 12, 2025
1 minut lexim

Procesi i numërimit të votave për kryetar të Komunës së Dragashit po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 21:04 janë procesuar 44 nga gjithsej 57 vendvotime, që përbën 77,19% të totalit.

Rezultatet preliminare tregojnë se në krye të garës është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini, me 44,64% të votave, apo 3,624 vota të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, me 24,62% (1,999 vota), ndërsa pas tij renditet kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Filiz Mustafa, me 16,89% (1,371 vota).

Në vijim janë:

Usmen Baldži (Koalicija Vakat) – 7,33% (595 vota)

Nedžmidin Sejdilar – 6,52% (529 vota)

Numërimi i votave në Dragash pritet të përfundojë së shpejti, ndërsa KQZ do të publikojë rezultatet e plota pas përpunimit të të gjitha kutive të mbetura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juventus me plan special per rikthimin e sandro tonali ne serie a 68ec03d4b7f9b
Lajmi i mëparshëm

Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A

pse me sheh ashtu sherri me thika ne bathore policia konflikt mes te miturve lendohen pese persona 68ec0484e6efb
Lajmi i radhës

“Pse më sheh ashtu?”/ Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë