nuk ndalet dhuna ne jug te sirise vazhdojne perleshjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze 687bf5a14c3e2

Nuk ndalet dhuna në jug të Sirisë, vazhdojnë përleshjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze

July 19, 2025
1 minut lexim

Pavarësisht se presidenti sirian Ahmed Al-Sharaa njoftoi një armëpushim në jug të vendit, konfliktet midis fiseve Druze dhe Beduine mbeten aktive.

Qyteti i Sweidas është skena e luftimeve në rrugë midis fiseve beduine të cilat janë shpallur të bashkuara në qëllimin e “fitores në luftë” dhe kanë njoftuar një përballje me druzët që kanë mbështetjen e Izraelit.

“Përpara fise, do t’i vrasim në shtëpitë e tyre”, tha njëri nga beduinët, duke aluduar te druzët.

Luftëtarët fisnorë janë mbledhur në Sweida nga pjesë të tjera të Sirisë për të mbështetur beduinët, të cilët janë përleshur me druzët që nga 13 korriku.

Sipas grupeve të monitorimit, të paktën 940 persona kanë vdekur nga dhuna.

Al-Sharaa u bëri thirrje fiseve beduine myslimane sunite që të angazhohen plotësisht për një armëpushim që synon t’i japë fund përplasjeve me milicitë e lidhura me druzët, të cilat kanë vrarë qindra njerëz dhe kërcënojnë të prishin tranzicionin e vendit pas luftës civile.

Në fjalimin e tij të dytë televiziv që nga fillimi i luftimeve, Sharaa fajësoi grupet e armatosura nga Sweida për rindezjen e konfliktit “duke nisur hakmarrje kundër beduinëve dhe familjeve të tyre”.

Ai tha gjithashtu se ndërhyrja e Izraelit e kishte shtyrë vendin në një fazë të rrezikshme.

Duke iu drejtuar beduinëve, Sharaa tha se ata nuk mund ta zëvendësojnë rolin e shtetit në zgjidhjen e çështjeve të vendit dhe rivendosjen e sigurisë.

Ai tha gjithashtu: “Ne i falënderojmë beduinët për qëndrimin e tyre heroik, por kërkojmë që ata të angazhohen plotësisht për një armëpushim dhe të respektojnë urdhrat e shtetit”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rinia per vetevendosje u anetaresua ne young european socialists yes 687bf4795fa5d
Lajmi i mëparshëm

Rinia për Vetëvendosje! u anëtarësua në Young European Socialists (YES)!

prishtina zgjat sherbimet deri ne 1700 por fluksi ende mungon 687bfc6d66e50
Lajmi i radhës

Prishtina zgjat shërbimet deri në 17:00, por fluksi ende mungon

Të fundit nga

ShkoLartë